Hysa: Përdorimi i telefonit nuk lejohet në mënyrë kategorike gjatë drejtimit të mjetit, ja çfarë parashikon kodi rrugor

Sovjeta Hysa, agjente verifikuese në Policinë rrugore në një intervistë në Ora News me gazetaren Sonila Musai bëri të ditur disa nga shkeljet që drejtuesit e mjeteve bëjnë në rrugë.

Ajo u shpreh se përdorimi i telefonit është një ndër shkeljet e shumta.

 “Kodi rrugor duhet rrespektur nga të gjithë sepse është parandalues i pasojave fatale.Kemi shumë përdorues telefonash që nuk e konceptojnë dot pjesën e përdorimit të telefonit nuk janë dakord me masën e marrë dhe kur i komunikon shkeljen thonë që unë nuk isha duke folur në telefon, ndërkohë që përdorimi i telefonit është edhe shkrimi i mesazheve kontrolli i një rubrike që është pasojë determinante për një aksident rrugor, për një ngjarje rrugore. Përdoruesit e rrugës nuk e konceptojnë dot këtë pjesë mendojnë që vetëm përdorimi i telefonit është vetëm komunikimi, por është një gamë e gjërë nuk lejohet fare përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të mjetit, as mbajtja në dorë as shkruajtja e mesazheve as komunikimi gjatë drejtimit.”