"Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako - Si po ia ha Rilindja zemrën Tiranës
Si po ia ha Rilindja zemrën Tiranës ishte tema e kësaj të enjteje në "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako në RTV Ora.
Cako: Arsye pse e kemi bërë këtë emision është se kryebashkiaku ka dhënë një intervistë në RTV, duke u përpjekur të intimidojë gazetarët e RTV Orës dhe Ora News.
Ai u përpoq që të intimidojë një medie, pronarin e së cilën e ka pasur ai më shumë mik dhe ka ndenjur me të gjatë kohës që ka qenë në opozitë.
Kur jeni në opozitë përpiqeni t’i bëni miq botuesit dhe kur ata bëjnë detyrën e tyre, për të hedhur prozhektorët në punët e errëta kur vini në pushtet ju menjëherë bëheni armiq.
Media është zagari që gjurmon qeverinë dhe thotë se çfarë nuk janë bërë mirë. Një media e mirë thotë ato që nuk ka bërë qeveria.
Për të imponuar dëshirat e tua tek pronari i RTV Ora-s keni filluar me goditjet. Ju thoni se e fundit vjen shtypi, por më parë jeni ju që jepni goditjen dhe e fundit është gjykata.
Ky është një ogur i mirë sepse ai nuk i ka punët mirë për tu imponuar tek gjyqtarëve kundër RTV Ora-s. Veliaj e ka treguar se është një malinj është kënaqur me fatkeqësinë e gazetarëve.
Ky është një njeri që godet edhe nën brez, mirëpo duhet të dijë diçka; se nëse shkel rregullat me mediat nuk duhet të harrojë se do të paguajë me karmën e tij.
Çdo qytet e ka fillimin në qendër, ndërsa në Tiranë është zhdukur çdo gjë identitare, po përpiqet që për përfitime meskine ta shkatërrojë.
Përreth sheshit “Skënderbej” është parashikuar që të ngrihen 10 kulla gjigande ashtu si kulla pas pallatit të Kulturës.
Veliaj po përpiqet që të marrë mandatin e tretë duke bërë presion mbi median që askush të mos thotë gjëra të këqija për mandatin e tij deri në zgjedhjet lokale.

