Humbet jetën në aksident ish-portieri i Teutës dhe Kombëtares në futsall
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2022, 09:54
Ish-portieri i Teutës, Hektor Psatha ndërron jetë si pasojë e një aksidenti fatal në autostradën Tiranë-Durrës. Fatëkeqesisht, Psatha nuk u mbijetoi plagëve të marra pas përplasjes fatale të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
44-vjeçari me banim në Durrës, ndërroi jetë pasi u transportua në spital. Psatha ka qenë pjesë e Teutës deri në vitin 2016 kur u largua nga sporti i luajtur ndërsa regjistron 8 ndeshje me Kombëtaren Shqiptare të Futsallës.
Që prej vitit 2008-2015 ai u aktivizua në ndeshjet e futsallës ku veshi edhe fanellën e Ali Demit ndërsa me Teutën mori pjesë në Kampionatin e Minifutbollit në vitet 2015 dhe 2016.
