Shani: Shqiptarët të rrezikuar nga Meloni, shumë pritet të largohen në vende fqinje por jo të kthehen në Shipëri
Zgjedhjet e reja në vendin fqinj, Itali duket se kanë pasuar me një sërë diskutimesh dhe shqetësimesh të trajtuara edhe në mediat shqiptare.
Sot në emsionin e mëngjesit "Ditë e Re" në RTV Ora u diskutua pikërisht për zgjedhjet e reja në Itali dhe efektet e deklaratave të fitueses së zgjedhjeve elektorale Giorgia Meloni-t.
Slogani i saj populist “Italia dhe italianët të parët”, ka shqetësuar jo pak emigrantët shqiptarë në Itali, sidomos pas deklaratave specifike të Meloni-t për emigracionin.
E ftuar në emisionin “Ditë e re” përmes një lidhjeje në skype, ishte Afërditë Shani, aktivistja e hershme në dobi të komunitetit shqiptar në Itali. Znj. Shani specifikoi se shqipatrët që janë të pajisur me nënshtetësi italiane nuk do të kenë pasoja pas zgjedhjes së Melonit, por rënditi si më të rrezikuar shqiptarët që jetojnë në Itali dhe ende nuk kanë dokumentacion si nënshtetas italianë.
"Të prekur do të jenë 400 mijë shqiptarë që nuk kanë nënshtëtësinë sepse nuk do të kenë asnjë mbështetje në rast se humbasin punën. Kjo s’do të ndodhë në një masë të gjerë se shumë shqiptarë janë të integruar dhe i kanë punët e tyre por pjesa tjetër është e rrezikuar. Shumë janë duke e menduar dhe largimin në ndonjë shtet tjetër fqinj, por jo kthimin në Shqipëri.”- u shpreh znj. Shani.
Në lidhje me komunikimin në dukje të ashpër të Kryeministres së re të Italisë, Giorgia Meloni-t, pedagogia e komunikimit, znj. Eni Nasi, u shpreh gjatë diskutimit në studio se komunikimi i Meloni-t është i thjeshtë, popullor dhe nuk ka krijuar barrierë por e ka afruar me popullin. “
Deklaratat e saj tentojnë të jenë të prera dhe radikale dhe në këtë mënyrë elementët e saj të komunikimit i qëndrojnë kësaj logjike. Ajo tenton të jetë më afër me njërëzit, duke mos përdorur një terminologji shumë të sofistikuar, pasi nuk krijon në këtë mënyrë distancë. Përkundrazi ajo flet shumë thjeshtë, për t’u dukur sa më popullore.” – përfundoi Nasi.