Porosia e Kasandër Nogës/ Atentati tek "Don Bosko", autorët e atentatit ishin nën efektin e drogës?!
Vrasja e Erion Çelës dhe plagosja e katër personave më 4 janar të këtj viti në një lokal në rrugën "Don Bosko" ka ndodhur gabimisht pasi dyshohet se autorët kanë qenë nën efektin e drogës. Vëllezërit Beqiraj kanë treguar se Kasandër Noga kishte porositur në fakt vrasjen e Geron Hasabelliut, i cili i shpëtoi mrekullisht atentatit. Sipas dëshmitarëve personi i porositur për kryerjen e krimit njihet si përdorues i lëndëve narkotike.
Plani i dyshuar i Kasandër Nogës, për të vrarë hasmin e tij të betuar Geron Hasabelliu, ka shkuar si mos më keq, pasi grupi i njerëzve që porositësi kishte kontraktuar ka gabuar shenjestrën.
Grupi hetimor dyshon se atentatorët kanë qënë të dehur dhe nën efektin e kokainës, pasi kanë humbur kontrollin e shënjestrës, duke vrarë dhe plagosur njerëz të pafajshëm, që po konsumonin kafen në zonën e “Don Boskos”, Tiranë më 4 Janar 2022.
Në këtë ngjarje mbeti i vrarë Erion alias Adriatik Çela nga Dibra dhe u plagosën rëndë, vëllai i viktimës, Blerim Çela dhe daja i tij Edmond Crroi, kamarieri i lokalit dhe një person tjetër.
Duke ju referuar dëshmisë së dy bashkëpuntorëve të prokurorisë, Gentian dhe Indrit Beqiraj, rezulton se vrasja është kryer aksidentalisht.
Vëllezërit kanë treguar se ky gabim i rëndë në shënjestër mund të ketë ardhur si pasojë e konsumit të alkoolit dhe lëndës narkotike nga autorët e ngjarjes.
Dëshmitarët tanë treguar se njëri nga personat që ka qëlluar, konkretisht Ervis Zeneli, dyshohet se është konsumator i lëndëve narkotike.
Megjithatë ky version është dhënë në fazën fillestare të hetimeve dhe kërkon ende kohë, për tu verifikuar mbi shkaqet që sollën këtë ngatërese në objektiv.
Dy bashkëpunëtorët e prokurorisë, kanë pranuar se për një periudhë kohe me kërkesë të Kasandër Nogës kanë shërbyer si vrojtues të lëvizjeve të Geron Hasanbelliut.
Beqirajt, kanë treguar se ata kishin marrë një shtëpi me qira në zonën e “Don Boskos”, ku qëllimi ka qënë mbajtja në vëzhgim të lëvizjeve të Geronit.
Por sipas vëllezërve në një moment ata janë tërhequr nga roli i vëzhguesit, duke ja lënë vendin Ervis Zenelit, një person tjetër që ishte kontraktuar nga Kasandër Noga. Bashkëpunëtorët kanë pohuar se vrasjen në 4 janar 2022 nuk janë në gjëndje ta thonë se kush e ka kryer, por dyshojnë se në të ka marë pjesë Zeneli. Kjo pasi ai pas ngjarjes së “Don Boskos”, është ndihmuar prej tyre me qëllim largimin nga territori i Shqipërisë.
Për këtë ngjarje dhe 4 episode të tjera kriminale të ndodhura në Durrës dhe Tiranë, policia dhe prokuroria e Durrësit arrestuan 16 persona, ndërsa 5 prej tyre përfshirë Landi Muharremin, janë shpallur në kërkim.
Që prej ditës së dielë çështja po hetohet nga prokuroria e Durrësit, ndërsa pritet që në ditët në vijim kjo dosje ti kalojë për verifikime të mëtejshme prokurorisë së posaçme SPAK.

