Plagosi një person në zonën e Tufinës dhe u largua, arrestohet 42 vjeçari
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Tiranë ndërsa është arrestuar dhe autori i saj.
42 vjeçari R.D ka plagosur me armë zjarri për motive të dobëta shtetasin D.K.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në Tufinë, shtetasi R. D., 42 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kishte plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin D. K., kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë kapur dhe shoqëruar në komisariat, shtetasin R. D," njoftoi policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga ky shtetas.
Shtetasi D. K. aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.