Berisha i shtrin dorën Alibeajt: Të dalim në një propozim të përbashkët për reformën Territoriale

 

Në një dalje nga selia blu, kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi edhe dorëzimin e një draft-propozimi për reformën Territoriale nga Enkelejd Alibeaj.

Ai tha se drafti i Alibeajt dhe drafti i përgatitur nga kahu i tij në PD mund të bashkohen dhe të dilet në një propozim të përbashkët edhe me aleatët e tjerë opozitarë.  

Berisha: Është bërë një punë shumë e mirë për reformën Territoriale dhe për tu kthyer nga pseudo-reforma që bëra PS-ja dhe për t’i kthyer qytetarëve pushtetin. Sot dëgjoj që një grup deputetësh të PD-së, në mënyrë të pavarur ka dorëzuar një draft me 94 bashki. Mendoj se ky draft i dorëzuar dhe ky draft që është këtu, le të ulen bashkarisht në PD dhe të përfaqësojnë interesat më të mira të shqiptarëve.

Nuk kemi asgjë, sepse edhe një deputet i vetëm mund të paraqesë një ligj apo reformë. Kështu ulja me ta së bashku në komisione dhe jashtë tyre, dhe gjetja e një ujdie që ta mbështesin të gjithë deputetët e opozitës, mendoj se duhet ta diskutojmë edhe me partitë aleate opozite në Kuvend. Të dalim në një mbështetje të gjithë opozitës. Natyrisht që nuk bëhemi pjesë e lojës që qeverisë dhe pazareve me të, por ne e kemi publik projektin.