"Rama e Rutte pro nismës së Macron" Dy kryeministrat mbështesin krijimin e Komunitetit Politik Evropian

Shqipëria dhe Holanda kanë shprehur pëlqim për iniciativën e Francës për vendet jo-anëtare të BE-së. Kryeministri Rama dhe ai holandez thanë se Komuniteti Politik Evropian duhet të shmangë burokracitë dhe të mos zëvendësojë BE-në. Deklarata e tyre vjen 1 ditë përpara samitit të Pragës.

Kryeministri Rama dhe ai holandez Mark Rutte kanë miratuar idenë e presidentit të Francës lidhur me krijimin e Komunitetit Politik Evropian.

I pari i qeverisë dhe homologu i tij holandez përmes një deklarate të përbashkët konkludojnë se lufta në Ukrainë e përshpejton formimin e KPE-së.

"Agresioni i Rusisë na detyron të reflektojmë mbi disa prej parimeve themelore që ndajmë në kontinentin tonë dhe mënyrës se si të mbrojmë sa më mirë demokracinë dhe vlerat tona të përbashkëta.

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

Nevoja për një kundërpërgjigje evropiane të fortë, të vazhdueshme e të bashkuar është sot më e nevojshme se kurrë. Kjo është arsyeja pse ne e përkrahim plotësisht propozimin e presidentit Emmanuel Macron për një Komunitet Politik Evropian ku ne të diskutojmë sfidat tona të përbashkëta," shkruajne ata.

Dy krerët e qeverive thonë se ideja e zotit Macron nuk duhet të jetë alternativë e anëtarësimit në BE dhe as të zhbëjë nismat rajonale siç është ajo Open Balkan për Shqipërinë.

Gjithashtu ata duan që komuniteti të jetë fleksibël në varësi të zhvillimeve në vendet anëtare dhe jo me agjendë të paracaktuar.

"Ne kemi nevojë për një platformë e cila nuk u mbivendoset organizatave të forta rajonale e nuk i zë vendin procesit të anëtarësimit në BE për vendet kandidate. KPE-ja duhet të jetë një hapësirë ku të mund të takohemi e të bëjmë punë, pavarësisht nëse jemi anëtarë të BE-së apo jo.

KPE-ja duhet të jetë vendi ku të diskutohen shqetësimet dhe sfidat e përbashkëta. Komuniteti nuk duhet të jetë burokratik dhe me agjendë fikse," shkruhet me tej.

Liderët vendeve potenciale të Komunitetit Politik Evropian pritet të mblidhen në Pragë të enjten në takimin e tyre të parë sipas direktivave të presidentit Emanuel Macron, vendi i të cilit mbajti Presidencën e BE-së mandatin e kaluar.

Tashmë stafetën e ka marrë Presidenca Çeke e unionit evropian e cila organizoi samitin e parë për vendet që përfshihen në këtë nismë, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

"Rama e Rutte pro nismës së Macron" Dy kryeministrat