Pedagogët vijojnë betejën: Të na mirëkuptojnë studentët, protesta e ardhshme në 17 tetor

Në përfundim të protestës ditën e sotme, pedagogët e Universtitetit të Tiranës kanë paraljamëruar edhe për protestën e ardhshme që do të mbahet në 17 tetor, në rast se kërkesat e tyre nuk përmbushen.

“Duke pritur kryeministrin të realizojë kërkesën e ofertës tonë, me krizën që supozon kryeministri, ne i kemi ulur kërkesat tona.

Duke ju falënderuar, nëse nuk kemi një përgjigje dinjitoze, në datën 17, do të jemi serish në proteste.

Të jemi të qartë Sindikata i ka përkrahur protestat edhe të studentëve. Mendojmë që ato ishin të drejta”, tha kreu i Sindikates se pedagogeve, Aleksander Kocavi.