Balluku: Sulmet kibernetike janë kthyer në normalitet, nuk na ka sulmuar vend tjetër përpos Iranit

Në një dalje për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, zv. kryeministra dhe ministrja e Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se nuk ka pasur sulme kibernetike nga vende të tjera, përpos Iranit.

Ajo tha se sulmet kibernetikë tashmë janë kthyer në një normalitet në shumë institucione edhe private dhe shtoi se sulmi ndaj vendit tonë donte fshirjen e gjithë sistemit.

Balluku: E kemi thënë qartë se nga cila strukturë ka ardhur sulmi. Nuk kemi të dhëna për sulme të tjera nga vende të tjera. Sulmet kibernetike janë kthyer në një normalitet. Nëse pyesni bankat dhe strukturat e telefonisë celulare do t’ju tregojnë se sa sulme ditore kanë.

Padyshim që sulmi i korrikut dhe shtatorit ishte i organizuar dhe vjen nga 4 burime. Kishte si synim për të fshirë të gjitha sistemet tona dhe vinte nga ministrja e Inteligjencës së Iranit.