Me dy pistoleta gati për qitje, "Shqiponjat" kapin në flagrancë tre të rinjtë në Durrës
Nga Ora News Përditësimi i fundit 5 Tetor 2022, 14:03
Tre persona kanë rënë në prangat e polciisë së Durrësit pasi u kapën duke lëvizur me dy armë zjarri pistoleta gati për qitje.
Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Mbikalimi", u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- R. N., 24 vjeç, E. B., 22 vjeç dhe E. M., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
"Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pistoleta, 1 krehër pistolete dhe municion luftarak," njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.
