Rama tha se 400 pedagogë sot kanë akses tek fondet e BE-së, kreu i sindikatës: Se kam dëgjuar ndonjëherë

Pas fjalës së Ramës ku deklaroi se ka rreth 400 pedagogë në universitetin e Tiranës që kanë akses në financimin e projekteve të BE-së, ka reaguar edhe kreu i sindikatës së Pedagogëve Aleksandër Kovaçi.

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

Ai deklaroi se të marrësh pagën nga projektet është aburde dhe e padëgjuar ndonjëherë.

"Marrim njëfarë lajmi se kryeministri ka thënë se nuk ka nevojë, profesoriati mund ta bëjë 3-fish, 5-fish pagën se do tu japim projekte.

Këtë se kam dëgjuar askund që pagën ta marrësh nga projektet," tha ai.