Pedagogët në protestë: Duam rritje të pagës me 50%. E panegociueshme!

Pedagogët kanë organizuar sot një protestë për rrijten e pagave dhe financim të kërkimit shkencor.

Aleksandër Kovaçi, kreu i sindikatës së pedagogëve deklaroi se kërkesa e tyre është që pagat të rriten 50% ndërsa kërkimi shkencor në 0.3% të GDP-së.

"Ne qëndrojmë në shifrën tonë për rritjen 50% të pagës për dy vite. Megjithëse ka patur kërkesa më të lartë që të kapin Kosovën, por ne kemi qëndruar në 50 %.

Nuk e di se çfarë raporton kjo Ministria e arsimit për financimin shkencor kur vitin që shkoi ka financuar 300 mijë euro për kërkimin shkencor, ndërkohë që 300 mijë euro duhet financuar vetëm një projekt.

Në këtë prizëm ne kemi kërkuar që të bëhet 0.3 % e GDP-së për financimin e kërkimit shkencor. Nuk është asgjë sepse Maqedonia e 0.4 dhe Serbia e ka 0.75%. Pra rritje me 30% sivjet dhe 20% vitin e ardhshëm. Kjo është e panegociueshme," tha ai.