Pedagogët në protestë paralajmërojnë Ramën: Nëse nuk rrit pagat, më 17 tetor nuk hyjmë në auditore
Pedagogët nuk do t'i ndalojnë protestat e tyre deri në plotësimin e të gjitha kërkesave që ata i kanë parashtruar qeverisë, edhe pse kryeministri lajmëroi rritjen e pagës për ta.
Ata u shprehën se hapi i radhës do të jetë më 17 tetor ku do të bojkotojnë auditoret.
"Do ti themi kryeministrit sot: ne 20 ditë pritëm. Do të presim dhe 13 ditë të tjera dhe në datë 17, zoti kryeministër ne nuk do të hymë në auditore për të filluar vitin e ri shkollor," tha Aleksander Petre i Shkencave të Natyrës.
Rritja me 7 përqind është e pamjaftueshme në këtë kohë kur ata përballen me rritjen më të madhe të çmimeve të të gjithas produkteve dhe shërbimeve.
Nga sheshi Nënë Tereza ku protestuan për më shumë se 1 për ata thanë se kërkesat e tyre nuk janë të ekzagjeruara, pasi nuk po kërkojnë as më shumë e as më pak sa standartet që kanë kolegët e tyre në Kosovë.
"Ne qëndrojmë në shifrën tonë për rritjen 50% të pagës për dy vite. Megjithëse ka patur kërkesa më të lartë që të kapin Kosovën, por ne kemi qëndruar në 50 %," tha Aleksandër Kovaçi, kreu i sindikatës së pedagogëve.
Nëntë ishin kërkesat e pedagogëve ku përvec pagës ata kërkojnë edhe më shumë buxhet për kërkimet shkencore.