Akuzohet se falsifikoi formularin e dekriminalizimit, Gjykata pranon dosjen e SPAK ndaj Qerim Ismailit

Gjykata e Posacme ka pranuar kërkesën e prokurorisë për gjykimin e kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismaili, për veprën penale falasifikim i formularit të dekriminalizimit. Ismaliaj i cili u denoncua nga Partia Demokratike, akuzohet se nuk ka shenuar në formularin e dekriminalizimit një dënim të marrë në Greqi prej tri vite burg për rrahje me pasojë plagosjen e lehtë.

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke marrë të pandehur Kryetarin e Bashkisë Mallakastër Qerim Ismaili, i akuzuar për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Në seancën paraprake të zhvilluar në Gjykatën e Posaçme Ismailaj ka kërkuar gjykim të shkurtuar duke pranuar aktet në gjëndjen që janë paraqitur nga prokuroria.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas akuzës kryebashkiaku i Mallakastrës rezulton i dënuar në mungesë në Greqi me 3 vite burg për përleshje dhe rrahje me persona të tjerë dënim, të cilin nuk e ka shënuar në formularin e dekriminalizimit.

Kjo vepër penale në Kodin tonë Penal korrespondon me veprën "dëmtime të tjera me dashje" parashikuar nga neni 90/1, e cila sanksionon vetëm dënim me gjobë, vepër që nuk e prek ligji i dekriminalizimit.

Por pavarësishit kësaj sipas prokurorisë Ismaili ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit duke mos e shënuar këtë dënim dhe për këtë ai akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Qerim Ismaili, i zgjedhur kryebashkiak nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019 , u akuzua nga PD për falsifikimin e të dhënave të formularit.

Vetë Ismaili ka deklaruar se nuk kishte dijeni lidhur me këtë dënim, pasi në të kundërt do e kishte deklaruar sepse nuk do të ishte pengesë për kandidimin si kryebashkiak.