Kërkoi ndryshim mase, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-drejtuesit të policisë Leonard Palushit

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e ish-drejtuesit të Policisë, Leonard Palushi për ndryshim mase.

Ai ndodhet prapa hekurave në masën arrest me burg.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Palushi kërkoi për herë të dytë zëvendësimin e masës në "arrest shtëpie", dhe po aq herë iu rrëzua nga GJKKO, ndërsa i pandehuri parashtroi si argument arsyet familjare si dhe faktin se për 4 muaj Prokuroria sipas mbrojtjes kishte kohë të mjaftueshme mblidhte prova që ta dërgonte çështjen për gjykim.

Ndërsa nga ana e SPAK u kërkua të rrëzohej kërkesa me argumentin se kanë akoma veprime për të kryer.

Leonard Palushi akuzohet nga SPAK për orientim të gabuar të hetimit duke shpërdoruar detyrën për vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Ai u arrestua në kuadër operacionit "Golden Bullet".