Vranë të riun shqiptar dhe plagosën vëllain e tij gjatë grabitjes së shtëpisë së barit, burg përjetë për autorët

Dy të akuzuarit për vrasjen e 19 vjeçarit shqiptar dhe plagosjen e vëllait të tij në mars të 2021 janë dënuar me burgim të përjetshëm.
Renato Geci mbeti i vdekur ndërsa vëllai i tij, Vilsoni u plagos pasi dy hajdutë hynë në shtëpinë e barit që vëllezërit kishin ngritur për të vjedhur mallin me vlerë 95 mijë paund.
Shaddai Smith, 32 vjeç dhe Jason Sebran, 38 vjeç, hynë për të vjedhur kur u përballën fillimisht me Vilsonin, të cilit i hodhën spraj djegës. Gjatë përleshjes dy autorët goditën me kaçavidë 19 vjeçarin, i cili nuk i mbijetoi plagëve.
"Smith dhe Sebran u ngjitën në një shkallë dhe nga një dritare e banjës, vetëm për të gjetur shtëpinë e zënë nga vëllezërit shqiptarë.
Vëllai më i madh shkoi për të parë se çfarë po ndodhte, dhe u spërkat në fytyrë me atë që ai besonte se ishte acid.

Prokurori Crispin Aylett KC u tha juristëve se më pas pati një konflikt të dhunshëm mes tyre duke rrëmbyer thika nga kuzhina dhe Sebran të armatosur me një kaçavidë," shkruan media britanike.
Sa i përket Vilson-it, ai u godit me thikë në kofshë dhe gjithashtu mori një numër të konsiderueshëm lëndimesh të tjera, megjithëse shumica prej tyre ishin mjaft sipërfaqësore.
