Berisha: Basha të bëjë transparencë për para të e lobimit rus, do të bëjmë vjeshtën e protestave

Në një prononcim për gazetarët para hyrjes së Kuvendit, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se Lulzim Basha duhet të bëjë transparencë për lobimin rus.

Ai tha se Basha duhet të shpjegohet tashmë tek komisioni i auditit në PD dhe shtoi se akuza ndaj tij është e përsëritur.

Berisha foli edhe për protestat duke thënë se po punohet në tre plane, protestat të fuqishme primare dhe angazhim të shoqërisë.

Berisha: Vetëm një koment kam unë për Bashën të bëjë transparencë me problemin e fondeve ruse. Kjo është një gjë shumë serioze dhe e them në një mënyrë shumë të vendosur. Nuk kam komunikuar, por komisioni i auditit do t’i japë Bashës që ta shpjegojë këtë aktakuzë të rëndë, por tërësisht personale.

Është e faktuar se ajo nuk ka pasur asnjë lidhje me institucionet e PD-së, nuk ka dalë nga arka e partisë asnjë qindarkë. Mendoj se është e domosdoshme që ai të sqarojë këtë akuzë të përsëritur tashmë. Të gjithë e presin sqarimin e tij.

Ne po ecim në shumë plane. Njëri është me protesta të fuqishme kundër Edi Ramë. Plani i dytë është ai i primareve, ndërsa pani i tretë është ai i angazhimit të shoqërisë. Kjo është një betejë shumë planëshe. Fasha 800 kilovat është shpallur para një muaji, ndërsa vjeshta e protestave është e kahershme.