“Historia nuk është siç na e kanë sjellë” Koleksionisti Eros Hoxha me dokumente të veçanta në “Jeto me Orën”
Koleksionisti Eros Hoxha i ftuar në emisionin “Jeto me Orën” tregoi rreth koleksioneve që ai ka mbledhur.
Tipi i tij kurioz e bëri që të fillonte koleksionin e objekteve.
Eros Hoxha: Është koleksion propagande ka të bëjë me traktet që i kanë përdorur gjermanët, Balli Kombëtar. Tipi im kurioz për gjërat më bëri të shkoj të koleksioni i objekteve. Isha i tërhequr pas të vjetrës dhe mistikes. Në fillim para viteve 90 i ruaja në një fletore, sirtar, kuti. Pastaj mund ti vendosnim në albume.
Për Erosin të preferuara mbeten dokumentet e vjetra dhe propaganda.
Sakaq me vete kishte marrë disa nga koleksionet e tij.
Eros Hoxha: Kam një standard ruajtje. Mu duk interesante meqë jemi para festave të 28-29 nëntorit solla një poster të hedhur nga gjermanët. Pjesë propagande. Ujku madh Rusia. Qengjat vendet që aspironin për komunizëm.
Ai thotë se dokumentat janë ndryshe nga se i përcjell gjërat historia.
Eros Hoxha: Çfarë kam parë nga gjerat që kam gjetur deri sot historia nuk është siç na e kanë sjellë. Dokumentat janë ndryshe dhe kjo më pëlqen.
Por cili është dokumenti që e konsideron si më të vyer?
Ndërhyrjet estetike, ja çfarë preferojnë vajzat dhe djemtë
3 Tetor, 20:17
Eros Hoxha: Dokumenti më i vyer për mua kanë qenë dokumentet e delegatëve të pavarësisë së Vlorë. 7 dokumente, 1 shqip të tjetër ishin osmanishte. Më dhanë kënaqësi të madhe dhe solla fakt historik për vendin.


