Kovaçi: Të merren parasysh kërkesat e pedagogëve ose bojkotojmë mësimin më 17 tetor
Profesorët kanë firmosur një peticion ku kërkohet realizimi i disa kërkesave nga ana e qeverisë ose në të kundërt do të bojkotojnë procesin mësimor në fakultete që pretendohet të nis më datë 17 tetor.
Profesori Sandër Kovaçi në një intervistë për Ora News me gazetaren Kostana Morava tregoi se inicimi i kërkesave ka nisur që në vitin 2019 por deri më tani pa rezultat.
Ai thotë se rreth 2 mijë profesorë janë larguar nga Shqipëria.
Sandër Kovaçi: Që në vitin 2004 nuk ka pasur rritje të pagave të pedagogëve. Kemi rreth 2 mijë profesor të larguar nga Shqipëria. Meqenëse përveç 2017 që pat disa indeksime të lehta ishin akumuluar disa probleme. Nuk kishte rritje pagash, kërkimi shkencor Shqipëria zë vendin më të ulët në botë të GDP për kërkim shkencor. Në këto kushte i dërguam në 2019 të njëjtat kërkesa kryeministrit. Gjatë shqyrtimit të kërkesave ne bëmë një reduktim të kërkesave. Dhe në 2020-2021 e dërguam në komisionin parlamentar dhe nuk kishim asnjë përgjigje deri këtë vit. Niveli i pagave të prokuroratit në Shqipëri është rreth 60 për qind më i ulët.
Kësaj here pedagogët duken të vendosur. Por a do ja dalin ti realizojnë këta kërkesa?
Kovaçi thotë se planin për fillimin ose jo e ka në dorë qeveria pasi prej saj varet realizimi i kërkesave.
Sandër Kovaçi: Ne synojmë që pas datës 5 të fillojmë mësimin. Profesori nuk ka vetëm të mbajë familjen, duhet të abonohet me literaturë, të vishet se të tall një audiencë, të marrë pjesë në konferenca. Rritja është rritje logjike jo e ekzagjeruar. Planin e ka në dorë qeveria se bojkoti do të zgjas në varësi të përgjigjes nga qeveria. Rezultati duhet të jetë me shkrim . ne rezultatin e duam për kërkesat tona. Kërkesat janë minimaliste. Tarifat e studentëve janë për t’ju kthyer studentëve mbrapsht. Të merren parasysh kërkesat ose do të bojkotojmë mësimin më 17 tetor.

