Abuzimet tek "Zyber Hallulli"/ PD kërkon ngritjen e komisionit hetimor, thërret edhe Manastirliun

Deputetja e PD-së Ina Zhupa ashtu si edhe herët e tjera edhe në këtë rast në një deklaratë për media në shtëpinë e fëmijës "Zyber Hallulli" ka denoncuar gjetjet e KLSH-së mbi këtë institucion.

Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor për abuzimet e zbuluara nga Kontrolli i Lartë i Shetit, në shtëpinë e fëmijes "Zyber Hallulli".

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Kam kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor. Është përgjegjësia jonë, është përgjegjësia e parlamentit që të vendosi pikat mbi "i". Të thotë kush janë problematikat, përgjegjësit dhe çfarë duhet bërë qoftë nga ana e kontrollit të institucioneve qoftë nga bërja e ligjeve apo vendosja e vendimeve të reja," tha Ina Zhupa.

Deputetja demokrate Ina Zhupa, teksa thekson se PD nuk do të ndalet në betejën për të vënë para drejtësisë personat përgjegjës, deklaroi se do të thërrasë në komision Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si edhe do të organizojë një dëgjesë publike me grupin "Miqtë e fëmijëve".

"PD-ja e ka për detyrë, e ka për përgjegjësi, e ndjen që duhet bërë gjithçka në këtë drejtim për të arritur të drejtën në vend dhe për të vënë para përgjegjësisë ata që janë shkaktarët dhe sot.

PD-ja fillimisht do të kërkojë thirrjen në komision të ministres Ogerta Manastirliu, dëgjesë publike me grupin "Miqtë e fëmijëve" për të cilën jemi pjesë për të sensibilizuar mbi atë që duhet bërë me këta fëmijë," tha ajo.

Ina Zhupa gjatë deklaratës së saj vë në dukje se ky nuk është rasti i vetëm me abuzimet me fondet e shtëpisë së fëmijëve, teksa rikutjon edhe gjendjen në Sarandë ajo thotë se në ktëë situatë duhet të ngrihet këmbana e alarmit.