Dimër i vështirë/ Tetë mijë lekë metër/kubi i druve në Lezhë, Qytetari: Më lehtë drogë, sesa dru
Ky dimër pritet të jetë i vështirë për qytetarët në Lezhë. Sigurimi i ngrohjes është shqetësimi kryesor për ta.
Çmimi i druve të zjarrit është rritur duke variuar nga 6 deri në 8 mijë lekë metër/kubi, ndërsa dhe ngrohja me korrent apo me gaz, qytetarët thonë se është e papërballueshme, pasi është rritur kostoja e jetesës dhe të ardhurat janë të pakta.
"S'i përballojmë dot. Nuk mund t'i kthejmë kryet andej. Jo, s'bëhet fjalë ajo punë, me të ardhurat që kemi.
Problmem tjetër është dhe fakti që është e ndaluar prerja e druve.
"Ato akoma më keq. 7 mijë metërkubi. Transporton më shpejt, me një fjalë, më lehtë, drogë sesa dru.
S'kemi ku me i marr. Po të zunë, të fusin në burg.
Me i ble? Po s'kemi para," thonë ata.
Në këto kushte, kursimi dhe ngrohja me rroba është e vetmja zgjidhje.
"Unë kam për ta kursyer se s'bën, sepse me 10 mijë lekë pension, edhe me dashtë mos me e kursy, kam për ta kursyer, se s'bën, në maksimum. Drutë, nuk kam mundësi me i pre t'i bëj për shtëpi apo me gaz," thotë një i moshuar.
Ngrohja përballë dimrit është një nga temat kryesore që po diskutohet në Evropë, pasi kriza energjitike dhe mungesa e gazit rus në koninent ka krijuar pasiguri të mëdha.