S’ka dakordësi për 33 bashkitë

Demokratët e  Enkelejd Alibeaj kërkojnë nga socialistët edhe 33 bashki të tjera.

Në prezantimin e raportit në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale opozita propozon shkrirjen e qarqeve dhe ndarjen e hartës në 3 ose 6 rajone.

Për propozimin e fundit, mazhoranca është e hapur për ta diskutuar po pa pranuar numra konkretë në tavolinë.

Ndërkohë për sa i përket ndryshimit të numrit të bashkive socialistët shprehin rezerva duke mos dhënë parimisht dakordësinë.

Në argumentat e saj bashkëdrejtuesja e majtë e komisionit u shpreh se puna e PD nuk e ka bindur atë, madje me rritjen e numrit të bashkive pritet të rritet edhe numri i punonjësive si dhe shpenzimet financiare, dy çështje që sipas saj janë përdorur nga PD si shkaqe të dështimit të reformës të 2014.