20-vjeçari amerikan rrëzohet në "Kanionet e Pesturës", shpëtohet nga policia

Një shtetas amerikan është rrëzuar në vendin e quajtur "Kanionet e Pesturës",në fshatin Progonat, Tepelenë.

 I aksidentuari është shtetasi amerikan W. L., 20 vjeç.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, shërbimet e spitalit dhe banorë të zonës, kanë bërë të mundur nxjerrjen 20-vjeçarit nga vendi ku ishte rrëzuar.

Shtetasi W. L. u transportua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.