Zonat periferike në Shijak të mbushura me mbetje, banorët: Bashkia nuk interesohet, nuk u janë përgjigjur ankesave

Edhe pse është shpallur bashkia model nga kryeministri Edi Rama sa i përket menaxhimit të mbetjeve, periferia e Shijakut vijon të ketë probleme serioze me mbetjet. Banorët atje thonë se janë ankuar disa herë në bashki por nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje.

Kjo është lagjia Gramshi në Xhafzotaj, pjesë e bashkisë së Shijakut.

Mbetjet urbane munde të shihen në çdo cep të rrugës.

Banorët thonë se për shkak se askush nuk vjen që t’i marrë ato, shpesh-herë u vihet flaka.

“Mbushin një makinë me plehra dhe shikojini vetë si i kanë lënë. Pastrohen sa për sy e faqe, plehrat janëkëtu. Bëhet propaganda që të vijmë të investojmë ne këtu. Nuk jetohet këtu. Gjithë investimet shkojnë kotë.”

“Po na mbytin mbeturinat, thonë i pastrojmë dhe nuk i marrim.”

Në të njëjtën situatë ndodhen edhe rrugën në Fllakë, Xhafzotaj e Rrashbull, ku mbetjet mund të shihen në çdo cep

Jozyrtarisht mësohet se bashkia e Durrësit dhe ajo e Shijakut kanë problem në ndarjen administrative në këto zona, pasi të dy bashkitë pretendojnë se nuk kanë të drejtë ta pastrojnë zonën.