Rënia e komunizmit dhe kërcënimi rus, Plaka: Pas 3 dekadash mesazhet po vijojnë të jenë të rëndësishme
Studiuesi Armand Plaka në një intervistë për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja tha se 3 tetori nuk përbën festë vetëm për gjermanët por për mbarë botën.
Sipas tij simbolika dhe mesazhet që dalin nga rënia e komunizmit vijojnë të jenë të rëndësishme për politikbërësit apo formacionet nacionale.
Armand Plaka: 3 tetori prej mëse 3 dekadash nuk përbën festë vetëm për gjermanët por për mbarë botën. Nuk mund të kuptohet e pa lidhur me rënien e Murit të Berlinit. Simbolika dhe mesazhet që dalin prej saj vijojnë të jenë të rëndësishme për politikbërësit apo formacionet nacionale në të gjithë këndvështrimet. Janë mesazhe me vlerë të përjetshme.
Por si po menaxhohet lufta në Ukrainë nga perëndimi?
Armand Plaka: Kjo ka qenë një thyerje e asaj që ishte menduar si struktura e sigurisë e Europës e shtruar prej 3 dekadash. Gjermaninë e shoh të riformatuar. Dalja nga varësia ruse dhe një formësim i politikave të jashtme që gjatë 20 viteve të fundit. 3 dekada kanë qenë të mjaftueshme të arrihet balancimi ekonomik. Falë investimeve madhore dhe programeve të vjetra gjermanët kanë kontribuar.

