Tjetër kullë në zemër të Tiranës/Ndërsa ankohet për ndërtimet, qeveria si kursen firmat për qiellgërvishtëset

Një tjetër kullë do ti shtohet kryeqytetit. Ndërtesa më e re që do të ngrihet në zemër të Tiranës do të ngrihet në vendin e njohur si gropa e Hajdin Sejdisë. Por ndërtimet e shumta ngrejnë pikëpyetje se kush do ti blejë kaq shumë apartamente sapo ndërtohen.

Tashmë kryeqytetit do ti shtohet një tjetër kullë. “Tirana Multifuncional Center” do të jetë ndërtesa më e re që do të ngrihet në zemër të Tiranës.

Pas zënies së hapësirave publike tashmë në zonën e njohur si gropa e Hajdin Sejdisë do ti shtohet një kullë e cila do të shërbejë për qendra biznesi, hoteleri, apo një sërë shërbimesh të tjera.

Sakaq prej disa javësh qeveria ka nisur një aksion kundër kateve pa leje, duke e shitur si një lëvizje kundër paligjshmërisë.

Por teksa ka pranuar se po abuzohet me ndërtimet, tashmë qeveria i jep dritë jeshile një tjetër pallati të lartë.

Kaq shumë pallate sa janë ndërtuar, qytetarët kanë dyshimet se kush do ti blejë?

"Ku ti dalë, ku e di unë si e ka hallin ai? Ndoshta vijnë dhe të huajt dhe i blejnë."

Tashmë Tirana dita-ditës po humbet shumë zona historike nga ndërtimet e shumta.