Nafta po sëmur banorët, ndotja e madhe në Zharrëz alarmon komunitetin
Reshjet e shiut kanë nxjerrë në dritë ndotjen e mjedisit nga kompanitë naftënxjerrëse në zonën e Zharrëzës. Banorët kanë thënë se situata është alarmante, ndërsa ata thonë se sëmundjet e rënda po përhapen me shpejtësi në komunitet.
Pamje të rënda vijnë nga fshati Zharrëz në Fier.
Shirat e fundit kanë nxjerrë në dritë ndotjen e madhe të mjedisit nga kompanitë naftënxjerrëse.
Përroi që kalon mespërmes fshatit, është përzier me naftën, duke lënë gjurmë të qarta të alarmit me ndotjen.
Banorët e fshatit shprehen të shqetësuar me situatën.
"Nga veshkat, nga tensioni, nga zemra, nga mëlçia...kanë bërë ndonjë përmirësim aty kaq vjet?"
Gjoja kanë bërë ca depo, po kur bien shirat, depot mbushen dhe shkarkohen.
Rreshjet e para, tani që ranë, konstatojnë me rrjedhje të konsiderueshme në përroin e Zharrëzës," thonë ato.
Sipas vetë banorëve edhe fëmijët janë prekur nga sëmundjet që shkakton ndotja e naftës bruto.
"Pasojat janë të rënda domethënë, pasojat, në rradhë të parë shëndeti i njeriut, pastaj cilësia e jetës në zonën ku ne jetojmë.
Numri i banorëve të zonës së prekur nga sëmundjet profesionale është duke u shtuar, është në shtim, dhe ky duket edhe në moshat e reja dhe në fëmijët e vegjël që numri është në shtim, dhe kjo është një fatkeqësi," thotë një banor.
Astma dhe fenolet në gjak janë disa nga sëmundjet që janë përhapur masivisht në fshat, ndërsa banorët prej vitesh apelojnë institucionet për të zgjidhur situatën me ndotjen atje.
