Sqaron policia e Shkodrës: Nuk ka pasur vjedhje me armë, hajdutët u futen kur s’kishte njeri në shtëpi
Polica e Shkodër bën me dije se nuk ka pasur një vjedhje me armë të një shume parash, në një banesë, në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës.
Sipas policisë, në fshatin Kosmaç nuk ka ndodhur vjedhje me armë, por më datë 25.09.2022 ka pasur një vjedhje që është denoncuar nga vetë i zoti i banesës, i cili ka deklaruar se në momentin që ka ndodhur vjedhja, në banesë nuk ka qenë asnjë person.
Gjithashtu, ai ka deklaruar se autorët e vjedhjes i ka parë në momentin që janë larguar nga banesa dhe nuk ka vënë re që të kenë pasur armë me vete.
Grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të mëtejshme.
Ndërkohë më herët u raportua se hajdutët u futën në banesë dhe u grabiti rreth 1000 paund dhe sende të tjera me vlerë.
Sipas dëshmive, autori hyri në banesë dhe shkoi direkt në dhomën ku të moshuarit mbanin paratë dhe sendet e tjera me vlerë.
Këto veprime kanë ngritur dyshime se ata mund të jenë të afërm të familjes ose dikush tjetër që ka marrë dijeni për vendin ku çifti mbanin paratë.
