Dalja e dokumenteve nga sistemi MEMEX, reagon policia: Të dhënat nuk kanë të bëjnë me databazën e sistemit policor
Policia e Shtetit ka reaguar pas deklarimeve të bëra sot në media ku bëhet me dije se janë marrë të dhëna nga sistemi MEMEX,.
Policia thotë se ky sistem nuk është prekur dhe se këto të dhëna nuk kanë të bëjnë fare me databazën e sistemit policor MEMEX.
“Policia e Shtetit njofton se, deri në këto momente, nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen në këtë sistem, të cilat kanë të bëjnë me punën policore.”
Policia e Shtetit bën me dije se po heton origjinën e rrjedhjes së këtyre të dhënave. Sakaq ka apeluar që, në zbatim të urdhrit të prokurorit, të datës 19.09.2022, të mos publikohen nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit, të dhëna që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik ndaj sistemeve dixhitale të Policisë së Shtetit.
