Neymar përfshihet në politikë. Sulmuesi brazilian mbështet presidentin Bolsonaro në zgjedhjet presidenciale

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro mori një mbështetje të rëndësishme të enjten për ofertën e tij për rizgjedhje nga futbollisti i PSG, Neymar i cili postoi një video në Tik Tok duke këryer me një muzikë të fushatë të kreut të shtetit.
Duke buzëqeshur, sulmuesi i Paris Saint Germain dhe Brazilit dhe ndoshta njeriu më i famshëm në shtetin e tij ngriti lart të dyja duart me dy gishta të cilat sinjifikojnë numrin 22, numrin e kandidimit të presidentit Bolsonaro. Ai u shfaq duke kërcyer tre ditë përpara zgjedhjeve ndërsa lideri i ekstremit të djathtë kandidon kundër ish-presidentit të krahut të majtë, Lula da Silva.
Kreu i shtetit rishpërndau më pas videon e mbështetjes së Neymar në Twitter.
Futbollisti 30-vjeçar kishte qëndruar më herët jashtë garës për zgjedhjet e polarizuara të së dielës, në të cilat sipas sondazheve ish-kreu i shtetit Lula është më favorit për të fituar.
Adulto Ney e Bolsonarooooo2️⃣2️⃣!!!#Neymar #BolsoNey #BolsonaroReeleitoEm2022 #BolsoNeyjair #BolsonaroTemRazao #Bolsonaro22 #NeymarcomBolsonaro #ney22 pic.twitter.com/hdt0t1h53F
— OTAVIO PEREIRA #SDV???????? (@OTAVIOPEREIRABR) September 30, 2022
Megjithatë zgjedhjet e së dielës mund t’u ngjasojnë atyre të 2020 në Shtetet e Bashkuara, kur ish-presidenti Donald Trump ngriti pretendime për ndërhyrje në zgjedhje. Lideri nacionalist i Brazilit ka deklaruar më herët se sistemi elektronik i votimit mund të hakohet dhe votat mund të vidhen kundër tij.
