Arsenal-Ajax me porta “hungareze”. Në ndeshjen e Champions League
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2022, 11:31
Arsenali mundi Ajaksin në ndeshjen play-off të Ligës së Kampioneve për femra duke u kualifikuar në fazën e grupeve bashkë me Vllazninë por ajo që ndodhi në fushën e skuadrës holandeze, është e pazakontë.
Ndeshja u luajt në kompleksin sportiv “De Toekomst” por gjatë nxemjes, lojtaret angleze vunë re një detaj shqetësues ku një prej portave ishte më e vogël se sa masa standarte.
Më saktësisht, porta ishte 10 cm më e shkurtër pas matjes që bëri arbitri i ndeshjes. Organizatorët morën menjëherë masa duke ndryshuar portën ndërsa trajneri i Arsenalit u shpreh:
“Të luash ndaj një skuadre të madhe si Ajax ku duhej të matnim portat përpara fillimit të ndeshjes...nuk e kam parë një gjë të tillë asnjëherë”.
