Infantino: Vizitën e shkuar në Shqipëri, më ndaluan në aeroport…



Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili bashkë me krzeministrin Edi Rama, vizitoi shtëpinë e futbollit, aty ku sot është vendosur FSHF, kujtoi një moment interesant rreth vizitës së shkuar në vendin tonë.

“Jam kthyer me dëshirë këtu, jam kthyer edhe dy herë të tjera. Do të kthehem shumë shpejt. Meqë shoh dhuratat këtu, më kujtohet një histori e vogël. Herën e parë që isha këtu, më dhuruan një pako, nuk e hapa dhe pastaj shkova në aeroport, e kam vënë të bagazhet për ta kaluar.

Erdhën dhe më pyetën e kujt është kjo? U thashë është e imja. Më thanë hape. Kishte brenda një shpatë, nga to shqiptare. Sigurisht kaloi pastaj. Ndaj kujdes me dhuratat këtë radhë, do i kontrollojmë mirë”.

Më pas Infantino u ndal edhe te qëllimi i vizitës si president i FIFA-s:

“Është një emocion i madh që gjendem këtu me ju. Kjo është një ditë feste, një ditë ku përurojmë “Shtëpinë e Futbollit”. Prej kohës kur FSHF është anëtare e FIFA-s, UEFA-s me të gjithë thamë se ishte koha t’ia dilnim së bashku për të ndërtuar këtë Shtëpi që është për të gjithë. Ky projekt do të sjellë më shumë projekt dhe pasion te të rinjtë, projekton Shqipërinë në një epokë të re.

Futbolli në Shqipëri ka një ndryshim të madh, kam ardhur para 20-viteve dhe nisëm të mendonim se çfarë do të bënim. Shqipëria është e projektuar drejt së ardhmes dhe stadiumi është një simbol, stadiumi ku u bë finalja, por edhe stadiumet e tjera në bashkëpunim me kryeministrin tregon sa e do ky vend futbollin. Jam krenar që gjendem këtu sot, të gjithë sytë e botës janë këtu në Tiranë.

Sot është kryeqyeti i botës, të gjithë do ta shohin. Shqipëria ka shënuar përparime të mëdha në infrastrukturë, mund të bëhet edhe më shumë, do të investojmë edhe në fushat e qyteteve të tjera. FIFA i ka shumfishuar investimet, por do t’i shtatëfishojmë".