Beckham dhe Victoria në krizë? Këngëtarja fshin tatuazhin dedikuar bashkëshortit

Victoria dhe David Beckham në një moment krize? Pas ndarjes së Francesco Tottit nga Ilary Blasi, Gerard Pique-së nga Shakira dhe Mauro Icardit nga Wanda Nara, ky vit mund të shkojë edhe më keq për çiftet e njohur të futbollit dhe spektaklit.

Mediat britanike janë të shqetësuara për të ardhmen e ish Spice Girl dhe ish-mesfushorit të Kombëtares së Anglisë. Në dorën e Victorias duket se është zhdukur tatuazhi “DB” duke ngritur hijet e para të dyshimit.  

Nuk dihet ende pse këngëtarja e ka hequr tatuazhin pasi në publik, ata janë shfaqur bashkë gjatë dirëve të fundit.