Casillas i lidhur me Shakiran? Ish-portieri përgjigjet në Instagram
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2022, 14:03
Mediat spanjolle kanë aluduar ditët e fundit rreth një historie të mundshme të Iker Casillas me ish-bëshkëshorten e Pique, Shakira. Një derbi i vërtetë edhe jashtë fushe që të paktën sipas Casillas, nuk është luajtur asnjëherë.
41-vjeçari i ndarë nga Sara Carbonero është single prej më shumë se një viti shkruan në një postim të shkurtër: "OMG" në shenjë habie dhe shton: "duhet të prekni hundën".
Sipas mediave spanjolle, Casillas, 4 vjet më i ri se Shakira, e ka cilësuar një "turp" këtë lajm, duke u vendosur kapak zërave që përfshinë edhe këngëtaren ende në krize pas divorcit të papritur.
