Zyrtare/ Asllani titullar në ndeshjen Inter-Roma. Mesfushori kuqezi nga minuta e parë

Trajneri Simone Inzaghi flet qartë dhe nuk le asnjë hije dyshimi, Kristjan Asllani do të luajë qe nga minuta e parë në ndeshjen Inter-Roma, e vlefshme për javën e 7 të Serie A.

Mesfushori kuqezi që Edoardo Reja e uli në stol dhe nuk i dha asnjë minutë ndaj Islandës, zëvendeson Marcelo Brozovic. Trajneri zikaltër deklaroi përpara ndeshjes:

"Asllani nesër do të startojë nga fillimi sepse kam pak vështirësi", qartësoi Inzaghi që do t'i besojë regjinë e mesfushës 19-vjeçarit shqiptar i cili ka mundësinë e artë për të treguar se mund të luftojë për një vend titullari në këtë skuadër.