Hazaard harron bashkëshorten dhe fëmijët por nuk lë pas dore jetën e natës mes femrave (VIDEO)

Detyra me Kombëtaren por edhe qejfi. Eden Hazaard hedh pas krahëve periudhën e vështirë të dëmtimeve dhe shikon nga e ardhmja pa lënë pas edhe relaksin dhe pasionin për t’u shoqëruar me femra.

Gjatë grumbullimit me Kombëtaren e Belgjikës, kohën e lirë, sulmuesi i Real Madrid e kalon ndryshe nga shokët e tij. I fotografuar në shoqëinë e disa bukurosheve në një klub nate, bomberi duket se ka shënuar shumë gola në një natë të vetme pasi nuk e bëri dot një gjë të tillë në fushën e lojës.

Një skandal që mund të shkatërrojë jetën private të lojtarit i cili kishte lënë në Madrid bashkëshorten Natasha dhe 4 fëmijët por nuk la pas dore mikeshat e mbrëmjes.