Prishtinë, presidenti i FIFA-s, Infantino nderon figurën e Fadil Vokrrit (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2022, 12:37
Pas vizitës në Shqipëri, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino u zhvendos në Kosovë për disa takime zyrtare me autoritetet më të larta të futbollit dhe politikës në vendin fqinjë.
Numri 1 i futbollit botëror, ndër të tjera vendosi të ndalej edhe në stadiumin i “Fadil Vokrri” ndërsa bëri homazhe te shtatorja e ish-sulmuesit dhe presidentit të FFK-së, i cili ndërroi jetë disa kohë më parë. Në hyrje të stadiumit ai është pritur me duartrokitje.
