Chelsea finalizon marrëveshjen për francezin Nkunku. Sulmuesi kryen testet mjekësore
Chelsea bën goditjen e radhës në merkato pasi ka finalizuar testet mjekësore në sekret të plotë me sulmuesin e Leipzig, Christopher Nkunku. Sipas “Daily Mail”, dy klubet kanë rënë dakort që transferimi të bëhet zyrtar në muajin qershor pasi të jetë mbyllur sezonin por me këtë lëvizje, Chelsea synon të evitojë surprizat e mundshme pasi konkurrenca për francezin është e madhe.
Gjatë sezonit të kaluar, 24-vjeçari francez shënoi 35 gola në të gjitha kompeticionet ndërsa u shpall “Lojtari i vitit” në Bundesligë. Paqaritjet pozitive me Red Bull e kanë shtyrë trajnerin Deschamps ta grumbullojë me Kombëtaren e Francës ndërsa interes për sulmuesin ka shfaqur edhe Real Madrid.
Chelsea ka paguar klauzolën prej rreth 60 milionë euro dhe ka marrë përsipër edhe rrezikun e mundshëm të një dëmtimi por nuk ka humbur kohë duke i bërë me dije trajnerit Graham Potter se duke nisur që prej sezonit të ardhshëm, do të ketë në dispozicion një armë më shumë.
