“Jetë të gjatë grave iraniane”. Ylli i kombëtares Azmoun “luan me zjarrin”, kritikon ashpër qeverinë
Ai është një nga lojtarët më të mirë të Kombëtares së Iranit, përfaqësues i një brezi që ka shumë pak lidhje me të shkuarën dhe rregullat strikte të islamit. Azmoun, aktualisht sulmues i Bayer Leverkusen, del publikisht në mbështetje të grave iraniane që kanë nisur një protestë masive kundër pushtetit të Ajatollahut pas vrasjes së 22-vjeçares Masha Asmini.
E reja humbi jetën në 13 shtator në Teheran pasi u arrestua nga policia me motivacionin se nuk kishte veshur në mënyrën e duhur hixhabin, ndërsa në protesta deri tani janë vrarë 51 njerëz në të gjithë Iranin.
Azmoun ka dalë publikisht në mbështetje të tyre duke kritikuar ashpër qeverinë me disa postime në Instagram e duke rrezikuar përjashtimin nga Kombëtarja dhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës. Një çmim për t’u paguar në përpjekje për t’u dhënë zë grave iraniane.
“Ndëshkimi për mua që në këtë rast është përjashtimi nga kombëtarja, është një çmim i vogël për t’u paguar. T’ju vijë turp që vrisni në mënyrë kaq të lehtë njerzit. Jetë të gjatë grave iraniane”.
View this post on Instagram
