Feston si Cristiano Ronaldo por përfundon në sallën e operacionit (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2022, 00:07
Mënyra e festimit të Cristiano Ronlados është bërë një markë ndërkombëtare. CR7 ka përdorur me mjeshtëri marketingun për të lënë shenjën e tij jo vetëm për mënyrën se si shënon por edhe për atë se si feston.
Nga fëmijët deri tek të moshuarit, festa e golit me një “siuuuu” është bërë traditë por kujdes, nëse je mbipeshë është më mirë që të evitosh kërcimin 360 gradë. Shikoni se sa keq e ka pësuar ky i ri i cili theu gjurin dhe u detyrua t’i nënshtrohej operacionit për të rindërtuar meniskun dhe ligamentet.
