Francë, Brest prish kontratën me lojtarin për shkak të...

Kur një lojtar nuk arrin të tregojë se sa vlen duke mos respektuar pritshmëritë, është e kuptueshme që klubi të të prishë kontratën por arsyet pse Brest në Francë ka ndërprerë bashkëpunimin me Youcef Belaili janë vërtet të pabesueshme.

Klubi zbuloi se lojtari ka çuar vëllain e tij për të kryer testet mjekësore ndërsa ankesa për të ka pasur edhe nga qiradhënësi. Pas 5 muajve në shtëpinë e marrë me qera, ai la pas vetëm shkatërrim pasi pronari shpenzoi 50 mijë euro për ta rikthyer në formën e mëparshme.

Dyshek i shkatërruar, dyshemeja e prishur tërësisht dhe bishta cigaresh në gjithë shtëpinë. Belaili është edhe në listën e zezë të disa hoteleve në qytetin e Brestit.

Çudirat nuk mbarojnë pasi lojtari ka refuzuar disa herë transfertat me autobus dhe ka munguar në foton zyrtare me justifikimin se ishte sëmurë.