Ilir Daja trajner i Kombëtares Shqiptare? Jo! Rinovon me klubin e Kosovës

Një ndër emrat e shumtë që po përfliten për të marrë drejtimin e Shqipërisë pas largimit të Edoardo Rejas është edhe Ilir Daja. Trajneri kampion me Dinamon, Skënderbeun dhe Ballkanin, rinovon kontratën me klubin nga Suhareka. 

Kampionët e Kosovës bëjnë me dije se kanë arritur marrëveshjen deri në vitin 2024 duke i mbyllur derën çdo spekulimi në lidhje me të ardhmen e trajnerit.

Daja u zhvendos në Kosovë pak më shumë se një vit më parë ku fitoi titullin e parë me Ballkanin dhe siguroi fazën e grupeve në Conference League.