Hysa: Për 2022 qeveria parashikon 40 mld lekë plus nga rritja e çmimeve, jo nga puna e saj e mirë
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Gazetarja e ekonomisë Dafina Hysa u shpreh se rritja e të ardhurave në buxhet ka ardhur për shkak të rritjes së çmimeve.
Ajo tha se janë rreth 40 miliardë dollarë që priten për 2022 plus parashikimit të qeverisë, ndërsa qeveria ka dhënë si paketë ta dytë vetëm 6.1 miliardë.
Hysa: Ekspertët thonë se ky mund të llogaritet si një indeksim i pagave të administratës. Ndërsa paketa e dytë e qeverisë prej 6.1 miliardë lekë është shumë më pak se sa të ardhurat që kanë ardhur mbi planifikimin e këtij viti.
Pra viti 2022 përllogarit se do të shkojmë në 40 miliardë lekë të ardhura më shumë sesa plani fillestar. Sikur vetëm këtë shtesë të merrnim. Kjo nuk ka ardhur nga përmirësimi i punës së administratës, por në fakt nga rritja e çmimeve.

