“Ky është shtet banditësh”, Vasili: Do të propozojmë ligjin që ju jep fund ndërtimeve pa leje

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili tha se PL do të propozojë një ligj që ju jep fund ndërtimeve pa leje.

Gjatë një interviste në RTV ORA Vasili u shpreh se sa herë ka fushatë Rama shfaqet me fadroma dhe rruspa sa dhe tërhiqet që të marrë votën.

Sipas tij qytetarëve duhet tu legalizohen shtëpitë pasi ky është dhe premtim i qeverisë.

Petrit Vasili: Do të propozojmë një ligj që ju jep fund ndërtimeve pa leje. Dhe për ata që kanë bërë ndërtime pa leje të shihen sipas kritereve të caktuara. E gjithë historia e legalizimeve të marr fund. Që nga ai moment e mbrapa të mos ketë ndërtime pa leje e në rast të ndërtimit të prishen menjëherë. Shfaqet me fadroma dhe rruspa sa herë që ka fushatë dhe më pas tërhiqet që t’ju marrë votat. Duhet të bëhen legalizimet falas se qeveria ua ka premtuar qytetarëve.

“Ky nuk është shtet është shtet banditësh.”, shprehet Vasali.