"Në punë futet ai që ka lekun, ligjin e bëjnë më të fortët", ja disa prej arsyeve pse shqiptarët marrin rrugët e botës
Ndërsa shqiptarët, kryesisht të rinjtë, po marrin rrugën e emigrimit çdo ditë, pyetja që shtrohet janë arsyet që po i shtyjnë dhe që mesa duket nuk janë vetëm ekonomike.
Për të mësuar më shumë Ora News e shtroi këtë pyetje në faqen e saj në Instagram.
Ne kemi përzgjedhur përgjigjet e disa prej ndjekësve që ju mund ti lexoni më poshtë.
Përgjigjet e disa prej ndjekësve në Instagramin e Ora News
-Pyetje me vend, sepse në Shqipëri nuk vlerësohen intelektualët, ligjin e bëjnë të fortët për fat të keq.
-Sepse ka marrë fund çdo gjë këtu, mbarojmë shkollën dhe në punë futet ai që ka mikun dhe lekun.
-Se ju ka ik bleta.
-Shqipëria një vend i BEKUAR por me 'NJERËZ' të mallkuar.
- Se kujtojnë se gjejnë fushë me lule jashtë Shqipërisë e kur ta kuptojnë do jetë shumë vonë.
-Sepse çmimet shumë të larta edhe rrogat shumë të ulëta.
- Sepse tradhëtaret e atdheut kane kapur pushtetin, të mbështetur nga turma anti-shqiptarësh komunist.
- Sepse ekonomia në vend është në nivel shumë të ulet. Siguria e jetës është kritike.
-Se këtu s'kanë bukë të hanë.
-Sepse është rrit mirëqënia prandaj ????????
-Prej hallit.
- Varfëria.
- Se u do qi** motra politikanëve fund e krye.
- Për jetesë më të mirë të gjithë sot për sot i ke në Zvicër, Gjermani, Austri, Angli, Amerikë.
- Për hobi se s'ka jetesë në Shqipëri prandaj ikin.
- Shtresa politike që ekziston në Shqipëri halli më i madh është politikanët shqiptarë.
- Mungesa e drejtësisë në çdo fushë të jetës.
-Sepse s'ka shpresë më në Shqipëri.
- Prej vjedhjes e shtypjes që i bëhet që 32 vite nga të gjitha pushtetet ????
- Se nuk ka punë dhe s'ka lekë dhe s'kanë bukë ku me ngrenë kjo është ideja, atje ka shtet, ka rregull.


