Amnistia fiskale/ Rama nuk u shkon në takim ambasadorëve, çon Ballën dhe Ibrahimaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2022, 10:55

Takimi i thirrur dje nga kryeministri Rama me ambasadorët e huaj ka përfunduar, ndërsa prezent nuk ishte vetë kryeministri.
Pavarësisht se takimi u thirr nga vetë ai, axhenda ndryshoi në momentin e fundit dhe Edi Rama nuk mori pjesë duke dërguar Delina Ibrahimaj dhe Taulant Ballën.
"Rama nuk ishte pavarësisht se takimi ishte thirrur nga vetë ai. Takimi zgjati nga orë 09:00-10:00. Mungesa e tij u zëvendësua me ministren e financave Delina Ibrahimaj dhe Taulant Ballën," raportoi gazetarja e Ora News Fjorela Beleshi.

