Super-Shqipëria dominon Islandën në 45 minutat e para (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2022, 21:38
Avantazh i merituar i Shqipërisë në 45 minutat e para të ndeshjes së fundit të grupit A2 në Ligën e Kombeve kundër Islandës në “Air Albania Stadium”.
Skuadra kuqezi tregoi karakter dhe dominoi ishullorët në 45 minuta ku kaloi në avantazh me Lenjanin por nuk lejoi për asnjë moment që Islanda të rrezikonte.
Pjesa e parë tërësisht nën kontrollin e skuadrës së Rejës që luan me një lojtar më shumë që prej minutës së 10 pas daljes së Gunarsson me të kuq për pengimin që i bëri Uzunit në superformë mbrëmjen e sotme.
