Anglia ngre alarmin: 1 dhomë në Katar kushton 20 mijë pound për një javë

Nuk do të jetë aspak një mision i lehtë gjetja e një dhome të lirë për të ndjekur ndeshjen e skuadrës së zemrës në Katar. Këtë shqetësim e kanë minimalisht anglezët që pretendojnë se çmimi i një nate në hotelet katariote mund të shkojë deri në 3 mijë pound.

Sipas një hulumtimi të kryer nga “The Sun”, në ”Holiday Villa Hotel”, një javë strehim kushton 20 mijë pound edhe pse momentalisht dhe gjatë gjithë muajit tetor, një dhomë mund të prenotohet për vetëm 103 pound.

Komiteti organizator i botërorit pretendon se ka në dispozicion 130 mijë dhoma, ndërsa disa anoje gjigande do të sigurojnë edhe 70 mijë të tjera shtesë gjatë muajit të Kupës së Botës.