"Nuk kishte të blinte këpucët e futbollit" Gazetari tregon historinë e familjes se Myrto Uzuni

Gazetari Dëfrim Methasani ka vizituar familjen e futbollistit Myrto Uzuni.

Pjesë nga takimi dhe biseda me familjarët e Uzunit i ka ndarë në emisionin “Ditë e Re”.

Methasani tha se Myrto Uzuni është një simbol i djersës, gjakut dhe i sakrificës në futboll.

Dëfrim Methasani: Dje për shembull ka qenë një Myrto Uzun i jashtëzakonshëm. Një lojtar i cili ka luajtur, edhe pse i dëmtuar dha maksimumin e tij. Shpirti i garës. Unë kam qenë në shtëpinë e Myrto Uzuni para një jave dhe përjetova emocione të jashtëzakonshme tek prindërit, tek babai i tij tek motra e tij e cila i kishte bërë një kënd shumë të bukur aty te shtëpia me gjërat që ka fituar Myrto. Sepse Myrto Uzuni është një simbol i djersës, gjakut dhe i sakrificës në futboll.

Prindërit e Uzunit i kanë rrëfyer gazetarit se  për të realizuar dëshirën e Myrtos babai i tij ikën në Greqi për të punuar që ai të merrej me futboll sepse nuk kishte mundësi ti blinte dot takat.

Dëfrim Methasani: Ata tregonin një histori shumë interesante. Për të realizuar dëshirën e Myrtos babai i tij ikën në Greqi për të punuar që ai të merrej me futboll sepse nuk kishte mundësi ti blinte dot takat, këpucët e sportit. Vajtën në Greqi qëndruan 10 vjet për ti realizuar dëshirën Myrtos të vijonte futbollin dhe filloi fillimisht me një ekip atje, pastaj u kthyen pasi e morën veten. Në Hungari u shpall lojtari i vitit, sot është në Spanjë.